E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet KQZ-ja, ende nuk po verifikohen shifrat për Tiranën

Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen me shqyrtimin e ankesave për kandidatët që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 8 majit ndërsa nuk ka nisur ende verifikimin e shifrave të procesverbaleve për 11 minibashkitë në Tiranë.
 

Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjoncaj kërkoi që KQZ të përfundojë hedhjen e të dhënave përsa i përket rezultateve të 11 minibashkive, të bëjë llogaritjet përfundimtare dhe më pas tu shpërndahen palëve.

Sipas tij Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet të çertifikojë rezultatin për bashkinë pasi ky institucion nuk mund të mbajë peng Tiranën ndërkohë që rezultati pritet të dalë sa më shpejt.
 

Kreu i KQZ nga ana e tij konfirmoi se ende nuk kanë ardhur të gjitha tabelat me rezultatet për gjitha KZAZ-të e Tiranës prandaj nuk mund të nisin edhe përllogaritjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›