E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana ende pa fitues zyrtar, KQZ: Presim tabelat nga KZAZ-të

Tirana mbetet ende pa një fitues zyrtar. Në një konferencë për shtyp kryetari i KQZ-së Arben Ristani ka deklaruar se nuk do të shpallet rezultati për Tiranën do të dalë 48 orë pas mbërritjes së të gjitha tabelave përmbledhese të KZAZ-ve të Tiranës.
 

Sipas Ristanit deri më tani kanë ardhur më shumë se gjysma e tabelave ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme të mbërrijnë në KQZ edh tabelat e fundit të cilat më pas do të verifikohen.
 

I pyetur nga mediat se si do të proçedojë KQZ-ja për 15 fletët e votimit për kryetar bashkie të gjetura në kutitë e kryetarëve për minibashkitë në njësinë numër 7, Ristani theksoi se është kopetencë e KZAZ-së për të vendosur në lidhje me këto fletë votimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›