Mblidhet KQZ, miraton disa pr/vendimeve të rëndësishme
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi sot disa p/vendimeve në kuadër të organizimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
KQZ miratoi me 4 vota pro p/vendimin "Për rradhën e numërimit të votave në ZAZ-të nr.17, nr.19, nr.30 dhe nr.81, për zgjedhjet e datës 23 Qershor 2013"; p/vendimin "Për miratimin e dokumentacionit dhe kutisë së posaçme që do të përdoren për numërimin e votave të hedhura gabim, për zgjedhjet për Kuvend dhe për Kryetar Bashkie/Komune, në ZAZ-të nr.17, 19, 30 dhe 81, të datës 23 Qershor 2013". KQZ miratoi modelet e dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të datës 23.06.2013, në ZAZ nr.17, ZAZ nr.19, ZAZ nr.30, dhe ZAZ nr.81, për zgjedhjet e datës 23 Qershor 2013.
Po kështu, KQZ miratoi dhe akredimin e vëzhguesve të Fondacionit 'Banka e Ideve', për vëzhgimin e zgjedhjeve të Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013, duke akredituar 206 vëzhgues afatshkurtër për vëzhgimin e procesit zgjedhor. KQZ miratoi gjithashtu dhe akreditimin e 120 vëzhgues afatgjatë dhe 99 vëzhgues afatshkurtër të Shoqatës Albania Life Quality Union (ALQU), për vëzhgimin e zgjedhjeve të Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013.
KQZ miratoi modelet e vendimeve dhe dokumentacionit të punës, që do të përdoren nga disa KZAZ dhe KQV, për zgjedhjet e pjesshme për organet e qeverisjes vendore, të datës 23 qershor 2013, si dhe kërkesën për regjistrimin e Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, si subjekt zgjedhor, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie/komune në disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 23 Qershor 2013.
KQZ miratoi në mbledhjen e sotme lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, në zgjedhjet për Kuvend 23 Qershor 2013.
(m.a/BalkanWeb)