Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, nuk ka dakordësi për programin dhe kalendarin

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Nën drejtimin e Kryetares, Elisa Spiropali, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të shqyrtuar projektprogramin e punës së Kuvendit për periudhën 16 dhjetor – 27 dhjetor 2024, si dhe për shqyrtimin e projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 16 dhjetor – 27 dhjetor 2024.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi seancës plenare.
Gjithashtu Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi edhe kërkesën e tetë deputetëve të opozitës për ngritjen e komisionit të posaçëm “Pakti i fëmijëve”, të Kuvendit të Shqipërisë, kërkesë e cila nuk u miratua në mbledhje.
/a.f/r.e/