E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, opozita nuk merr pjesë! Miratohet ‘udhërrëfyesi” për Integrimin

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian.

“Ky udhërrëfyes, një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit europian”, theksohet në njoftim.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›