Mblidhet Kryesia e PS, OK transparencës në Kongres
TIRANE- Eshte mbledhur sot Kryesia e PS-se ne nje mbledhje maratone qe zgjati mbi kater ore. Kryesia u thirr nga 8 anetare, qe nuk mbeshtesin Ramen ne garen per kryetar partie. Mbledhja ka kaluar me debate te nxehta dhe perfundim te saj nuk eshte thene asgje per median.
Gjithsesi burimet prane Kryesise, treguan per gazetaret se "eshte rene dakord qe kongresi i jashtezakonshem i te shtunes te jete transparent, cka do te thote se aty do te lejohen kamerat. Ne kete mbledhje eshte shpallur hapur kandidatura e Malajt per kryetar ndersa nuk ka patur konfirmim nga Blushi. I gjithe debati i sotem eshte perqendruar tek Kongresi qe do te mbahet me date 29 gusht. Pritet qe kreu i kesaj partie, Edi Rama, te flase neser per mbledhjen e Kryesise. Mbledhja perfundoi rreth ores 23:00 dhe asnje nga anetaret e Kryesise nuk pranoi te prononcohet per median vigjilente qe qendroi ne oborrin e Ps-se, qe nga ora 18:00.
******
PS, mbështetësit e Blushit kërkojnë mbledhjen e Kryesisë
25 gusht
TIRANË (UPDATE) - Tetë anëtarë të kryesisë janë mbledhur sot ku kanë firmosur një peticion drejtuar Kryesisë. Ata thanë se Kryesia e PS-së duhet të mblidhet para Kongresit të Jashtëzakonshëm.
Kërkesa e 8 anëtarëve është depozituar në sekretariatin e Partisë Socialiste dhe rezulton të jetë firmosur nga 5 anëtarë të Kryesisë së PS-së, përkatësisht Ben Blushi, Arben Malaj, Eva Allushi, Mimoza Hafizi dhe Saemira Pino. Po kështu firmëtarë janë edhe Kastriot Islami, Edlira Haxhiymeri, dhe Andis Harasani, që nuk janë anëtarë të Kryesisë se kësaj partie.
Ne deklaraten e tyre thuhet se : Në kushtet kur kryesia e PSSH nuk është mbledhur për një kohë të gjatë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, në prang të Kongresit si dhe në kushtet kur mandate i kryetarit të PSSH-së është ndërprerë e vlerësojmë të nevojshme thirrjen e Kryesisë për të diskutuar 5 cështje:
1-Thirrjen dhe organizimin e Grupit Parlamentar në prag të hapjes së sesionit te ri të Kuvendit të Shqipqrisë,
2- Përfshirjen në rendin e ditës së Kongresit të disa ndryshimeve në Statutin e PSSH,
3- Përgatitjen dhe Administrimin e Kongresit,
4- Garantimin e transparencës gjatë ditës së Kongresit,
5- Diskutime për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes se Kryetarit të PSSH
Pritet që PS-ja të shqyrtojë këtë kërkese, por në bazë të statutit rezulton se Kryesia mund të mblidhet me kerkesen e 1/3 së anetareve, numer ky i paplotësuar me emrat e lartpërmendur.