E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet komisioni Spahiu

E hene 30 Janar 2012 1348 Kreshnik SpahiuKomisioni parlamentar ngritur njeanshem nga mazhoranca per shkarkimin e zv/kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu miratoi ne mbledhjen e pare planin hetimor. Kryetari i komisionit ish-ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj tha se do te verifikohen vetem provat nisur nga faktet e njohura publikisht te angazhimit te Spahiut ne Aleancen Kuq e Zi. Por kjo ftese e zotit Aibeaj pritet te refuzohet nga numri 2 i KLD. Spahiu lajmeroi se nuk do te kete asnje komunikim me Kuvendin pasi nuk u la te fliste madje u nxor jashte nga Komisioni i Ligjeve. Ngritja e Komisionit pasoi akuzat e kryeministrit Berisha per Kreshnik Spahiun qe sipas tij ka shkelur ligjin dhe ka cenuar figuren e drejtuesit te institucioneve kushtetuese duke u angazhuar me Aleancen Kuq e Zi. Per opoziten e cila ishte kunder kesaj nisme mazhoranca shqetesohet vetem nga projekti politik i zotit Spahiu dhe jo problematika e drejtesise.

ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›