E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmë në kryeqytet policia ka mbyllur klubet e natës

Prishtinë 22 gusht - Polica e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës gjatë një aksioni të mbrëmshëm kanë mbyllur të gjitha klubet e natës në kryeqytet, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë së qytetarëve, ka raportuar KTV. Sipas tyre, klubet e natës nuk kanë leje pune për veprimtarinë që ushtrojnë. Lejet të cilat ata i kanë janë për kafe bare ku orari i punës është deri në orën 23:00. Ndërkohë pronarët e klubeve, thonë se komuna  nuk ka kod për regjistrimin e biznesit si “klub nate”, por ka një nen, i cili gjate sezonit i lejon të punojnë deri në orën 3 pas mesnate. Ata mbështesin nismën e komunës, por kundërshtojnë mënyrën e intervenimit. Aksionet e policisë do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, derisa të arrihet qetësia për  banorët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›