Kosovari i kërkuar në Gjermani kapet në Morinë

Kukës, 22 gusht - Ka tentuar të kalojë kufirin Kosovë- Shqipëri por është tradhtuar nga sistemi Tims. Mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23. 30 minuta Halil Musa Neziraj nga fshati Kodraliq i rrethit të Pejës ka dashur të hyjë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Morinës.
Gjatë kontrollit në sistemin TIMS ka rezultuar person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga interpoli gjerman prej 4 vitesh.
Burime të policisë në Kukës, të cilave u referohet NEWS24 sqaruan se 37 vjeçari kërkohej nga drejtësia gjermane per “Tentativë vrasje dhe plagosje e rëndë në bashkëpunim”. Për këtë gjykata e Këlnit në Gjermani ka lëshuar urdhër arresti qysh më 31 maj 2006.