Mbremje-Homazh dedikuar shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko
Mbrëmja Homazh dedikuar shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në kuadër të 10 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta është zhvilluar në Teatrin Kombëtar. Skena ka qenë vendi i takimit i Teodor Kekos me miqtë e tij. Një takim ndryshe ky, ku Dori i foli miqve përmes krijmtarisë së tij letrare dhe publiçistike, të cilën nuk e rreshti deri në ditët e fundit të jetës. Zëvendësministrja e Kulturës Suzana Turku shprehu vlerësime për krijmtarinë e Kekos.
Ndërsa të afërmit dhe miqtë e shumtë, gazetarë, poetë, aktorë e piktorë biseduan me Dorin përmes kujtimeve, shkrimeve, vargjeve dhe telajove…
Vëllimi “Si breshka mbi shpinë mbaj një varr”, botim është një përmbledhje e krijimtarisë së Tedor Kekos në 365 ditët e fundit të jetës, kur ai vazhdoi të shkruajë si më parë… një pjesë e të cilave dorëshkrime të panjohura e të pabotuara, ashtu siç janë të panjohura edhe fotografitë dhe copëzat e kujtimeve që shoqërojnë këtë botim. Në ekranin e madh u shfaq një dokumentar dedikuar shkrimtarit të pavdekshëm.