E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce sherri per parakalimin nje i plagosur

Një i ri është sulmuar nga dy persona në qendër të qytetit të Korçës. Në fillim ata e kanë goditur me dru pas koke, dhe më pas kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës së tij, por për fat nuk është prekur nga plumbat.
I plagosuri për shkak të goditjes me mjete të forta në koke, Taulant Konica 24 vjeç është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Vetëm një orë pas ngjarjes policia bëri arrestimin e Samuel Pengut dhe Eansi Nuçollari të dy nga qyteti i Korçës. Këta 19 vjeçare disa ditë më parë janë konfliktuar me të plagosurin për një parakalim të gabuar. Policia e Korçës njoftoi gjithashtu se po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, e cila ndodhi në qendër të qytetit të Korçës dhe që pati ndikim në opinion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›