Mbrëmje festive në lagjen Gjuhadol, qytetarët kërcejnë në ritmet e muzikës popullore

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Mbrëmja në lagjen Gjuhadol, një nga lagjet më historike dhe tradicionale të Shkodrës, ofron një atmosferë unike në këto net vere.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video nga atmosfera e festive nga Gjuhadoli, teksa qytetarë të shumtë po argëtohen duke kërcyer e festuar nën ritmet e muzikës popullore qytetare.
Gjuhadoli është një nga lagjet më të gjalla të qytetit, e njohur për arkitekturën dhe atmosferën e saj, ndërsa vitet e fundit një pjesë e banesave private janë transformuar në struktura shërbimi, përfshirë hotele, bare dhe dyqane.
Zona është kthyer në një pikë të rëndësishme për turizmin dhe jetën e natës në Shkodër, duke tërhequr turistë dhe vizitorë vendas e të huaj gjatë sezonit veror.
/m.q/a.f/r.e/