E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbremje gala per 100 shqiptaret e suksesshem ne bote

Mbrëmje Gala në Teatrin e Operas dhe Baletit ka kurorëzuar përfundimin e projektit Albanian Excellence, një projekt i cili ka nisur në fillim të këtij viti me qëllim evidentimin e historive të suksesit profesional dhe njerëzor të shqiptarëve nga të gjitha trojet të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Më shumë se 100 histori suksesi të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.
"Ideja finale e këtij projekti është krijimi vit pas viti i një database i shqiptarëve të suksesshëm në botë", thotë Flora Nikolla, duke shtuar se pavarësisht se janë zgjedhur 100 histori suksesi që janë botuar në librin përkatës, tashmë database i krijimit të vlerave të shqiptarëve është shumë më i madh.

Çdo vit, në prag të çdo përvjetori të festimit të Pavarësisë, do të botohet një libër që përmbledh historitë e shqiptarëve të suksesshëm, sikundër do të organizohet edhe një Gala ku do të shpallen tre historitë më të spikatura të shqiptarëve të atij viti.
Libri i parë Albanian Excellence 2012-100 histori suksesi në 100-vjetorin e Pavarësisë përmbledh emra të shqiptarëve të suksesshëm nga SHBA, Italia, Franca, Gjermania, Franca, Suedia, Zvicra, Izraeli, Norvegjia, Çekia, etj.

Për herë të parë përmblidhen në një libër lloji, jo vetëm sjell në vëmendje historitë njerëzore të bashkëkombasve tanë, por u jep të drejtën atyre që vetë të jenë protagonistë të një nate Gala, pra ku ata vetë do të jenë yjet e saj.
E veçanta është prezantimi i mbrëmjes nga Marina Grabovari, një yll i skenës shqiptare në vitet '80, e cila rishfaqet më shumë dashuri pikërisht për shqiptarët e ikur dhe që rikthehen me aq mall në vendin e tyre, pas kaq vitesh.

Mbrëmjen Gala do ta përshëndesë edhe zoti Behgjet Pacolli, një personalitet shqiptar ekselent në botë, i cili është një nga protagonistët e librit me 100 histori suksesi të Albanian Excellence. Z.Pacolli që do të vijë nga Kosova enkas për këtë mbrëmje pritet të shpallet Presidenti Nderi i qendrës “Albanian Excellence”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›