Rekord vizitoresh per armet e Skenderbeut

Muzeu Historik Kombëtar thyen rekord në vizitueshmëri. Për dy ditë më shumë se 12 mijë persona kanë vizituar ekspoziten e armëve të Skëndërbeut.
Qytetarë nga hapësira mbarë shqiptare të cilët kanë udhëtuar posaçërisht për të shijuar nga afër armët e Heroit Kombëtar që prezantohen për here të parë në Shqipëri. Vizitorët shprehen të emocionuar për reliket e çmuara, çka i bën të ndihen krenarë.
Harta gjeografike e personave që mbërrijnë në muze është e gjerë… dhe për orë të tëra qëndrojnë në radhë, për t’u drejtruar pranë ekspozesë prej qelqi, ku janë të vendosura armët.
Vizitorët do të kenë mundësi që për një muaj e gjysmë nga ora 10.00 deri në 17.00 të vizitojnë reliket pa biletë.