E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrëmje me “5 yje” për Kosovën, Vedat Muriqi ngjit Dardanët në Ligën B

Kosova është tashmë zyrtarisht në Ligën B sa i përket Nations League.

Dardanët kanë arritur të fitojnë të dyja sfidat me Islandën, të parën 2-1 në Fadil Vokrri, ndërsa mbrëmjen e sotme kanë marrë një tjetër fitore të madhe.

Vedat Muriqi ka bërë një ndeshje të madhe duke shënuar plot tre gola përballë Islandës në ndeshjen që u zhvuillua në Murcia të Spanjës, dhe u fitua me rezultatin 1-3 nga Dardanët.

Islandezët e nisën mirë sfidën duke shënuar që në minutën e 2-të të takimit, por më pas gjithçka do të fliste shqip.

Vedat Muriqi në minutat 35 dhe 48 të pjesës së parë do të përmbyste gjithçka, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës do të vinte dhe “qershia mbi tortë” në minutën e 79-të.

Një ndehsje për të mos u harruar kjo e sotmja e Kosovës, ku duhet theksuar se e gjithë skuadra bëri një ndeshje thuajse perfekte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›