E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbrëmje poetike për Ismail Kadaren, “Medalioni i Hënës” mbledh aktorët në Durrës

“Medalioni i Hënës” titullohej mbrëmja poetike e zhvilluar në qytetin e Durrësit. Aktorë të njohur të skenës performuan në tarracën e Torrës Veneciane duke recituar pjesë nga poezitë më të njohura të shkrimtarit Ismail Kadare.  

Aktorët Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Olta Daku, Arben Derhemi sollën për të pranishmit poezi të e zgjedhura të Kadaresë, ndërkohë që e ftuar speciale ishte edhe këngëtarja lirike Vikena Kamenica.

Regjisorja Driada Dervishi tha se e kishte ëndërr që të zhvillonte një mbrëmje të tillë dhe për të do të mbetet e paharruar. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të sezonit turistik dhe është i dyti që mbahet këtë verë pas restaurimit të Torres veneciane.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›