E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Muzeu Etnografik i Gjirokastrës, vendodhja më e vizituar e qytetit të gurtë

Muzeu Etnografik i Gjirokastrës mbetet një ndër vendodhjet më të vizituara të qytetit. Këtë e tregon numri i madh i vizitorëve që hyjnë dhe njihen me historinë, personalitetet dhe fillesat e qytetit. Vlerësimet që japin vizitorët janë të ndryshme dhe sigurisht mbresëlënëse.

Për një turist turk godina e muzeut është tepër familjare për nga stili arkitektonik i ndërtimit.

Ndërthurja e historisë, kulturës dhe traditës po tërheq shumë vizitorë shqiptar. Vetëm  për muajin qershor muzeun e kanë vizituar rreth  1200 vizitorë. Rikonceptimi artistik i Muzeut Etnografik të Gjirokastrës ka ndikuar edhe tërheqjen e vizitorëve.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›