E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrëmje vere në Velipojë

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ E njohur për vijën e gjatë bregdetare, Velipoja vijon të presë vizitorë gjatë sezonit turistik, duke ofruar një kombinim mes relaksit në bregdet dhe atmosferës së gjallë të mbrëmjeve të verës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Velipoja ku ndriçimi dhe gjallëria e sezonit veror krijojnë një atmosferë festive, duke e kthyer në një nga destinacionet e preferuara për pushuesit gjatë kësaj periudhe.

Plazhi i Velipojës, me një shtrirje prej mbi 14 km, edhe këtë sezon turistik është ndër më të frekuentuarit nga pushuesit vendas dhe të huaj.

Vitet e fundit, zona është zhvilluar me hotele dhe shtëpi luksoze, duke e kthyer Velipojën në një destinacion modern pushimi për turistët.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›