E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbremjet e organizuara nga Berluskoni ne qender te mediave

Ish kryeministri italian ka organizuar party me prostituta në vileën e tij në Milano dhe ka paguar femra për seks, ka thënë prokurori në seancën gjyqësore kundër tij.

Një rast i tillë është me Karima el Mahrug e njohur ndryshe si Rubi, një prostitutë që atëherë ishte vetëm 17 vjeç. Por si kjo e fundit ashtu dhe Berluksoni kanë mohuar faktin të kenë kryer marrëdhëenie seksuale mes tyre.

Prokuror Antonio Sangermano tha se mbrëmjet e organizuara në vilën Arkore, në veri-perëndim të Milanos ishin “dëshmi e sistemit të organizuar për të kënaqur shijet seksuale të Silvio Berluskonit dhe ku vajza marokene Rubi, ishte pjesë e saj.

Në argumentat e tij, prokurori tha se mbrëmjet e Berluskonit kishte darka, kërcime erotike dhe më pas seks mes vajzave të ftuara dhe të ftuarve.

Por Berluskoni tha se ishte paska i surprizuar për përshkrimin imagjinues të darkave famëkeqe.

Çështja në fjalë është një prej skandaleve ku është i përfshire kavalieri. Ish kryeministri përballet dhe me të tjera gjyqe, si ajo për evasion fiskal lishur me shit-blerjet nga kompania e tij televizive Mediaset.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›