E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat makina perplas per vdekje 3 vjecaren

Një vajzë 3 vjeçe  ka humbur jetën kur po kalonte rrugën teksa është përplasur nga një automjet tjetër. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Starov të Beratit. 
Sipas policisë viktima e identifikuar me inicialet F.M ishte duke kaluar rrugën kur është goditur nga një mjet tip “Benz” me targa BR 377 A . Drejtuesi i mjetit i ka dhënë ndihmën e parë fëmijës duke e dërguar menjëherë në spital por vajza tre vjeçare ka ndërruar jetë si pasoje e plagëve te marra.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit . 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›