E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësuesit e Gadafit, vizitë zyrtare në Moskë

Përfaqësues të liderit të Libisë, Muamer Gadafi, pritet që sot të vizitojnë Moskën, për bisedime me zyrtarët rus, përfshi edhe minstrin e Jashtëm, Sergej Lavrov.

Delegacioni libian shkon në kryeqytetin rus, një ditë pasi krye-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Luis Moreno Okampo, ka thënë se ai ka kërkuar urdhër aresti për Gadafin, djalin e tij, Saif al Islam dhe shefin e Shërbimit të Inteligjencës, Abduallah al Senusi.

Prokurori akuzon forcat e Gadafit se kanë përdorur municion dhe artileri të rënë kundër civilëve që të shtyp protestat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›