Mbretëresha Elizabeth - Bond Girl-i më e mirë

Mbretëresha Elizabeth II ka marrë një çmim Bafta, versioni britanik i çmimit Oscar, për mbështetjen e saj ndaj industrisë kinematografike.
Megjithatë, ajo është vlerësuar në veçanti për interpretimin surprizë në rolin e një “Bond Girl” përkrah Daniel Craig, në ceremoninë e inaugurimit të Lojrave Olimpike Londër 2012. Një interpretim i konsideruar “i paharrueshëm”.
Aktori-regjisor Kenneth Branagh i ka dorëzuar monarkes 86-vjeçare trofeun e artë gjatë një ceremonie në kështjellën e Uinsdorve, organizuar në nder të kinemasë britanike.
“Mbretëresha ka qenë mbështetëse e organizatave të shumta në mbrojtje të kinemasë dhe së fundmi ka qenë ylli i Lojrave Olimpike, duke interpretuar Bond Girl-in më të paharrueshme”, ka deklaruar presidenti i çmimeve Bafta, John Willis.
Deklarata në fjalë është pasuar nga të qeshura dhe duartrokitje nga rreth 300 të ftuarit në kështjellë, mes të cilëve aktorë, skenaristë, regjisorë dhe producentë./Indeksonline/