Obama pret olimpistet
Mund të quhet pa asnjë dyshim, por në thellësinë e zemrës edhe mund të mos quhet një fushatë elektorale. Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, gruaja e tij Mishela dhe zv. Presidenti Xho Bajden, u takuan në Shtëpinë e Bardhë me mbi 400 sportistë, përfaqësues të vendit të tyre në Lojrat Olimpike dhe Paraolimpike që u zhvilluan këtë verë në Londër.
Në prag të zgjedhjeve tepër të rëndësishme presidenciale të nëntorit, Obama bën diçka që është pak më e vështirë për rivalin e tij, Mit Romni, por besohet se është e sigurt që presidenti e do aq shumë sportin sa do të kishte dashur që ky takim, të mos tregohej thjesht si interes elektoral.
Gjithsesi, atletët hynë në Shtëpinë e Bardhë për t’u përgëzuar, ndërsa amerikanët fituan Lojrat Olimpike, por dolën vetëm në vend të 6-të në ato Paraolimpike, të dominuara totalisht nga Kina.
Zonja e parë, Mishelë Obama, flet e para. “Përshëndetje, skuadra amerikane, - thotë ajo, - mirë se erdhët në Shtëpinë e Bardhë. Pata kënaqësinë të isha me ju në Londër dhe kur u ktheva i thashë tim shoqi se duhet t’i ftojmë të gjithë në Shtëpinë e Bardhë. Unë pata mundësi të shikoja sesa të talentuar ishit, përfshi edhe një mundëse që më ngriti në ajër. Kurrë më parë s’më kishte ndodhur kjo gjë”.
Më pas foli presidenti që shpreson të rizgjidhet. “Unë jam frymëzuar nga ju, edhe pse nuk e bëj dot atë që bëni ju. U frymëzova të vrapoj pak më shpejt, si Tajson Gej, të rezistoja më shumë, ashtu si Majkëll Felpsi. Jam habitur nga regbija e paraolimpikëve me karroca. Zoti ju bekoftë. Banda e marinës le të nisë muzikën”.
Kështu përfundon ky takim, në një vend ku sporti është institucion dhe nuk vlerësohet vetëm pasi merr medaljet.