E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretëresha në spital

Mbretëresha Elizabet II e Mbretërisë së Bashkuar është dërguar në spital si pasojë e gastroenteritit. Lajmin e ka publikuar zëdhënësi i Pallatit Mbretëror, transmeton agjencia franceze e lajmeve AFP. Shkaku i shtrimit në spital, njoftohet se është anuluar agjenda e Mbretëreshës 86-vjeçe, përfshirë edhe një vizitë në Romë.

Anulimin e vizitës në Itali e ka konfirmuar edhe Presidenca italiane.

Mbretëresha është dërguar në spitalin Mbreti Eduard VII në Londër, ku po mbahet nën kujdes mjekësor./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›