E Diel, 1 Nëntor 2026

BE trondit Greqinë, lëshon një “Udhëzues të luftës për shtetin helen”

Greqia është tronditur nga një lajm i fundit i BE-së, e cila ka lëshuar një “Udhëzues të luftës për Greqinë!”.

Mediat bëjnë me dije, sipas konfirmimit të BE-së, “Udhëzuesi i Luftës për Greqinë”, është lëshua në bashkëpunim me autoritete greke. Duhet theksuar si i pari i cili foli për një situatë të tillë ju kishte informuar kohë më parë- ishte diplomati grekë i karrierës, ambasador i Greqisë në Kanada, që pohoi se Blackwater kanë marrë nën kujdesin e tyre sigurinë e qeverisë dhe parlamentit grek.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Greqisë nuk ka reaguar ende dhe as e ka përgënjeshtruar lajmin dhe as e ka konfirmuar, por ka preferuar të hesht, të njëjtën taktik ka ndjekur dhe Ministria e Kujdesit të Qytetarit (Ministria e Rendit).

Gazeta e madhe greke, “To BHMA”, me një kryeartikull të saj, ka referuar se kurrë në të shkuarën për vendet anëtarë të BE-së, nuk është lëshuar një udhëzues i tillë.

Gjithashtu, BE-ja me anë të përgjegjësit e Komisionit në Athinë, ka konfirmuar e-mailin e parë (udhëzuesin) pas pyetjes së bërë nga gazeta tjetër greke “Kathimerini”, duke u përgjigjur:

“Komisioni lëshon udhëzues për sigurinë e personelit të tij, nuk është origjinal, është detyrë e komisionit. Teksti i mëposhtëm në thonjëza, NUK është lëshuar nga Komisioni. Udhëzimet që vijojnë në këtë tekst, janë padyshim sugjerime të Komisionit ndaj personelit të tij. Këto udhëzime janë bërë në bashkëpunim me autoritete greke!”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›