E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretëresha seksi e Chicago-s

Dita von Teese ka mahnitur spektatorët e lokalit “House of Blues” në Chicago, me spektaklin e ri “Burlesque: Strip, Strip Hooray!”.

Një “show” 90-minutësh, në të cilin, siç thotë mbretëresha e burleskut, bashkohen “tabuja me rrezikun e magjepsjen, por edhe bukuria e eleganca”.

Nuk ka munguar as numri i fundit, i njohur tashmë, me Ditën nudo, ne kupën e re dhe gjigante Martini, të veshur me Swarovski.

11 dhe 14 korriku, vetëm pak ditë më parë, kanë qenë një triumf i vërtët për Dita von Teese, e cila ka deklaruar: “Kam nisur të bëj ekzibicione në burlesqe që nga 1991, e më në fund arrita të vendos të gjithë numrat e mi, më kryesoret, në një revistë, me një kast të seleksionuar dhe të zgjedhur nga burleqet më të mirë”. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›