Kim dhe Kanye, shuma marramendëse për shtëpinë e re

Kim Kardashian dhe Kanye West njihen për shpenzime marramendëse madje edhe në gjëra të paimagjinueshme.
Së fundmi, ata kanë shpenzuar 500,000 funte për të blerë pajisje për tualet të punuara nga ari i kromuar.
Prindërit më të rinj po planifikojnë të zhvendosen në një vilë me vlerë 7 milionë funte në Bel Air, e cila momentalisht është duke u rinovuar rrënjësisht.
Në kuadër të shpenzimeve marramendëse për vilën e tyre të re, ata kanë shpenzuar para të majme edhe në dekorime për tualet.
Kim and Kanye, të cilët muajin e kaluar mirëpritën vajzën e tyre North duan që të jenë sa më komfort dhe të sigurt në shtëpinë e tyre të re prandaj ata kanë shpenzuar mjaftë para edhe në sigurimin e shtëpisë.
'Ata planifikojnë që interieri të kushtojë dy herë më shumë se sa vlera totale e pronës. Ata po shpenzojnë me miliona për sistemin e sigurisë”, ka bërë të ditur një burim./Indeksonline/