E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mbreteria” e ujqerve, shqyejne 150 bageti

Temperaturat e uleta dhe acari i javeve te fundit, kane rikthyer “mbreterine” e ujqerve ne zonat e thella te Qarkut Fier. Mbi 150 krere bageti e gje e kafshe te tjera kane rene pre e sulmeve te kopeve te egersirave ne fshatrat e komunes Ruzhdie. Banoret alarmohen dhe kerkojne ndihme nga pushteti vendor per marrjen e masave, pasi demet jane te medha dhe rrezikohen jetet e njerezve. Bilanci eshte shenuar gjate dy muajve te fundit ne fshatrat Ruzhdie, Siqeca, Drenia, Gjinoqara dhe Rusnija. Lajmin e bene te ditur vete banoret dhe barinjte e zonave te pyetur dje nga gazeta “Koha Jone” dhe zyrtare te komunes, qe ka nen administrim keto zona.
Fshatrat e komunes Ruzhdie ndodhen ne nje largesi prej 20 kilometrash larg qendres se Fierit, ne kodrat qe ndahen me rrethin e Beratit. Baki Mullai, qe kryen funksionin e pergjegjesit te gjendjes civile ne institucionin vendor, shprehet se ankesat e banoreve jane te verteta dhe se dy muajt e fundit ata kane humbur 100 krere dele dhe 50 kafshe te tjera shtepiake. Barinjte pothuajse cdo dite gjejne te cara nga ujqerit ne pyll bageti te ndryshme. Ndalesa e pare eshte fshati Rusinje, i banuar nga rreth 100 shtepi, por qe per shkak te emigracionit rreth 70 per qind e tyre jane larguar. Nazmi Manaj, qe kulloste bagetite e tij ne kodrat e fshatit, pohoi per gazeten se, “nuk eshte e para here qe ujqerit dalin nga pyjet dhe shqyejne bagetite e imta, por edhe kafshet qe banoret mbajne per pune shtepie”. Ujqerit kane arritur te hyjne deri brenda ne kasolle, ndersa, edhe pse jane ankuar tek autoritetet vendore, asnje mase nuk eshte marre prej tyre.
E vetmja zgjidhje per banoret qe kane bageti e gje te gjalle jane fortifikimet e staneve apo kasolleve dhe shtimi i numrit te qenve. Dallendyshe Bardhi, tregon per gazeten se, “ujku na hengri gomarin brenda ne kasolle, te cilin e mbanim per te mbajtur dru dhe uje gjate stines se dimrit”. E njejta situate edhe ne fshatrat Ruzhdie, Drenie, Gjinoqare dhe Siqece. Ne qender te fshatit Ruzhdie, fare prane godines se komunes, takojme disa banore, te cilet, pasi kane marre vesh se per cfare kemi shkuar, na tregojne per fenomenin e ujqerve, qe dy vitet e fundit jane kthyer ne nje dukuri. Shpetim Myrtaj pohon per gazeten se vetem dy muajt e fundit, egersirat kane ngrene rreth 50 kafshe shtepiake, por edhe 100 krere dele. Me tej, ai permend emrat e dhjetera familjeve te demtuara ne fshat dhe zonat perreth.
“Banoret ne rrezik, demet te medha”
Baki Mullai, pergjegjes i gjendjes civile ne komunen Ruzhdie, pohon faktin se kopete e ujqerve u kane sjelle shume deme banoreve te zones. Zyrtari tregon se bashkefshataret e tij kane marre masa duke fortifikuar kasollet, ku mbajne bagetite naten, por edhe kane shtuar numrin e qenve roje, per te bere te mundur qe egersirat te mos u afrohen gjese se gjalle. Madje, ai vlereson faktin se banoret e zonave jane ne rrezik nga sulmet e egersirave keto dite dimri dhe demi ekonomik eshte i konsiderueshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›