E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinezja, me e lashta e botes

SHELBYVILLE - Nje grua e moshuar palestineze, e cila pohon t’i kete 120 vjet, do te mund te ishte personi me i vjeter ne bote. Ne librin e rekordeve Guinness, si personi me i vjeter ne bote, deri me tash eshte e regjistruar 114-vjecarja Edna Parker nga Shelbyville, Indiana. Mirepo Mariam Amash, e cila jeton ne qytetin e populluar me arabe Jisr az-Zarqa ne Izrael, e konsideron rivalen e saj si shume te re. "Po, une jam personi me i vjeter ne bote”, thote ajo, per te shtuar: “Une ha, pi, dhe pastrohem. Shpresoj te jetoj edhe 10 vjet te tjera”. Zonja Amash ka 10 femije, 120 nipa e mbesa, 250 sternipa e stermbesa, dhe 30 nipa e mbesa, femije te nipave e mbesave te saj. Zbulimi i saj si personi me i vjeter i mundshem ne bote ka ngjare kur ajo ka aplikuar per leternjoftimin e ri izraelit. Autoritetet izraelite ia kane dhene asaj leternjoftimin ne baze te te dhenave nga certifikata e saj e lindjes, e dhene nga autoritetet turke, qe kishin sunduar kete pjese te botes ne kohen e lindjes se saj. Zonja Amash ka shpjeguar se sekreti i jetegjatesise se saj, eshte dieta e shendetshme – pasi ajo ha shume perime. Nje zedhenes i librit te rekordeve Guinness ka thene se do te vertetohen dokumentet e saj, per te konstatuar nese Amash eshte vertet personi me i vjeter ne bote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›