Mbretërit vazhdojnë spektaklin, por eliminohen
Skuadra e Real Madridit ka ofruar një spektakël të radhës pas atij me Malagën, pasi pas një drame të vërtetë ka shënuar fitore 4-3 kundër skuadrës Real Union në kuadër të Copa Del Rey. Mirëpo kjo fitore nuk vlejti pasi ata u eliminuan nga gara për shkak të një goli më shumë të pranuar në fushë të vet.Mbretërit u gjetën dy herë në disavantazh, mirëpo arritën që ta përmbysnin rezultatin dhe në fund të dalin fitimtar.
Njeriu i ndeshjes në takimin e Kupës së Mbretit ishte kapiteni Raul i cili arriti të shënojë hat-trick.Mysafirët krijuan epërsinë në minutën e 14-të të takimit me anë të Amantegui, por ishte Raul ai që barazoi (36') për ta mbyllur pjesën e parë 1-1.Union sërish kaloi në epërsi me të filluar pjesa e dytë (49') me golin e Salcedos, por kjo zgjati vetëm një minutë pasi aty ishte Raul për ta bërë rezultatit 2-2.Pas barazimit të dytë madrilenët krijuan epërsi të dyfishtë. Njëherë Bueno e krijoi epërsinë në 3-2, dhe pastaj kapiteni Raul e kompletoi hat-trickun e tij për ta ngritur epërsinë në 4-2.Megjithatë mysafirët nga Real Union ia arritën qëllimit ta shënonin edhe golin e tretë në fund të takimit, i cili i eliminoi Los Merengues nga kupa e Mbretit, pasi Union në ndeshjen e parë kishte fituar