Mbreti britanik, Charles III diagnostikohet me kancer

Mbreti i Britanisë, Charles III është diagnostikuar me kancer. Lajmi është bërë me dije nga Buckingham Palace, ndërsa nuk sqarohet se çfarë lloj kanceri ka monarku 75-vjeçar. Sipas njoftimit, ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike.
“Madhëria e tij është trajtuar për zmadhimin beninje të prostatës. Pikërisht gjatë kësaj ndërhyrjeje u vu në dukje çështja e veçantë shqetësuese dhe më pas u diagnostikua si një formë kanceri. Kjo gjendje e dytë tani do të marrë trajtimin e duhur. Monarku është këshilluar nga mjekët që të ndalojë çdo detyrë publike. Mbreti është mirënjohës ndaj ekipit të tij mjekësor për ndërhyrjen e tyre të shpejtë, e cila u bë e mundur falë procedurës së tij të fundit në spital”, thuhet në deklaratë.
Mbreti udhëtoi nga Sandringham në Londër këtë mëngjes për të filluar trajtimin. Edhe pse ai do të ndalojë ngjarjet e tij publike, Mbreti do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit, duke përfshirë dokumentet dhe takimet private.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka reaguar nëpërmjet një postimi në X (dikur Twitter) ku shkruan: “Duke i uruar Madhërisë së Tij një shërim të plotë dhe të shpejtë. Nuk kam dyshim se ai do të kthehet në fuqinë e plotë brenda një kohe dhe e di që i gjithë vendi do t’i urojë të jetë mirë”./ Skynews
/rtsh.al/