E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbreti i Bahreinit pranon letrat kredenciale të ambasadorit të parë izraelit

Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa, ka pranuar letrat kredenciale diplomatike të ambasadorit të parë të Izraelit në vendin e Gjirit, Eitan Na’eh.

Ambasadori izraelit mbërriti në kryeqytetin Manama të Bahreinit më 29 nëntor pasi të dy vendet vitin e kaluar nënshkruan një marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA-ja për të vendosur marrëdhënie diplomatike.

Ambasadori i Bahreinit në Izrael, Khaled Yousif al-Jalahma, ka mbërritur në Tel Aviv më 31 gusht për të marrë detyrat e tij.

Bahreini në vitin 2020 iu bashkuar Emirateve të Bashkuara Arabe, Sudanit dhe Marokut në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me Izraelin, në një lëvizje të dënuar nga palestinezët si një tradhti ndaj kauzës së tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›