E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreti i Marokut do te ndaje pushtetin

Mbreti i Marokut Mohammed VI do te dorezoje nje pjese te pushtetit te tij te gjere ne nje fjalim ne televizion monarku 47 vjecar paraqiti hollesi te nje reforme kushtetuese e cila pritet tu jape parlamentit dhe qeverise me shume kompetenca.

Referendum im korrik

Reforma e planifikuar konfirmon karakterin parlamentar te sistemit politik te Marokut. Keshtu do te vendoset baza per nje sistem kushtetues eficient dhe racional thelbi i te cilit eshte ekuilibri pavaresia dhe ndarja e pushteteve dhe qe ka si objektivin me te rendesishem lirine dhe dinjitetin e qytetareve deklaroi Mohammedi. Ne te njejten kohe ai u beri thirrje qytetareve te vendit te tij te votojne per kushtetuten e re ne referendumin qe do te mbahet ne 1 korrik.

Sipas ndryshimeve te parashikuara mbreti ne te ardhmen do te zgjedhe nje kryeminister nga ajo parti e cila do te marre me shume mandate parlamentare deri tani kryeministri eshte zgjedhur sipas deshires se mbretit. Ne te njejten kohe kryeministri do te marre edhe kompetenca te tjera si per shembull te drejten per shkarkimin e ministrave.

Mbreti Mohammed VI kerkon te forcoje edhe rolin e parlamentit. Keshtu hetimet parlamentare mund te fillojne me mbeshtetjen e kerkeses perkatese nga nje e pesta e deputeteve mocionet e mosbesimit ndaj anetareve te kabinetit me mbeshtetjen e nje te tretes se deputeteve. Deri tani per keto ishin te nevojshme vendime te miratuara njezeri.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta per reforma ne Rabat Marok 24.04.2011.

Vec kesaj ne kushtetuten e re parashikohet ndarja e pushteteve. Drejtesia do te garantoje qe vepron ne menyre te pavarur nga sistemi ekzekutiv dhe ai legjislativ tha mbreti ne fjalen e tij. Vec kesaj gjuha e berbereve tamazigh do te kete te drejta te barabarta me gjuhen arabe dhe do te jete gjuhe zyrtare ne Marok.

Figure drejtuese qendrore

Edhe sipas kushtetutes se re mbreti do te mbetet komandanti suprem i forcave te armatosura te vendit dhe si kryetar i instancave te rendesishme do te mbetet figure qendrore e sistemit politik. Ai kerkon te vleje edhe me tej si udheheqes i paprekshem i myslimaneve marokiane.

Ne vazhden e levizjeve demokratike ne boten arabe muajt e kaluar edhe ne Marok shume qytetare dolen ne rruge per te kerkuar me shume liri. Pas protestave te frymezuara nga levizjet ne Tunizi dhe Egjipt mbreti Mohammed VI kishte njoftuar qysh ne muajin mars reforma te gjera. Projekti per kushtetuten e re u perpunua muajt e kaluar nga nje komision ku merrnin pjese perfaqesues te partive politike sindikatave organizatave joqeveritare dhe perfaqesues te tjere te shoqerise.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Se shpejti me shume pushtet - parlamenti ne Marok.

Opozita mbetet skeptike

Aktivistet e levizjes demokratike reaguan me skepticizem ndaj reformes kushtetuese te njoftuar nga mbreti. Mohammedi foli per elementet e mire te kushtetutes dhe nuk permendi ata elemente qe jane te kontestuar u shpreh nje perfaqesues i opozites i cili tha se eshte njohur me permbajtjen e projekt-kushtetutes. Sipas tij numri i neneve te kushtetutes rritet nga 108 ne 180 por mbreti vazhdon te mbaje pushtetin ne duart e tij.

Nga ana tjeter nje perfaqesuese e Asamblese Kombetare te te Pavarurve u shpreh se e kushtetuta e re eshte nje hap i rendesishem drejt hapjes se sistemit politik te Marokut. Ne projektkushtetute pranohen qarte te drejtat e njeriut barazia e te drejtave dhe liria e besimit tha ajo.

Autor Christian Walz / E.Xhani dapd afp rtr dpa
Redaktoi A. Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›