Nje strategji e re makro-rajonale per Danubin

Dokumenti prej 16 faqesh do te miratohet ne takimin e ardhshem te Keshillit te BE-se 23/24 qershor 2011 ne Bruksel dhe permban kater tema kryesore Infrastrukturen Ambientin Ekonomine dhe Sigurine. 14 vende qe lagen nga Danubi tete syresh anetare te BE-se do te bashkepunojne ne to si partnere te barabarta.
Qellimi eshte qe hapesira e Danubit te kete te ardhme qe ajo te behet nje rajon i pasur dhe i afte per te konkurruar ne treg thote per Deutsche Welle-n ministrja bavareze e Evropes Emilia Mueller. Politikania kristian-sociale se bashku me Shoqaten e Evropes Juglindore me qender ne Munih i kishte ftuar javen e kaluar 7/8 qershor perfaqesuesit e ketyre vendeve ne Ingolshtadt per te diskutuar per realizimin e strategjise.
Njembedhjete fusha me prioritet
Dokumenti i hartuar nga komisioni i BE-se ka caktuar njembedhjete fusha me prioritet. Ato jane zgjedhur ne nje procedure te hapur ne te cilen institucione publike persona private sipermarrje dhe organizata joqeveritare mund te ofronin sugjerimet e tyre. Ato mund te lexohen ne faqen e internetit te Komisionit te BE-se dhe fillojne qe nga permiresimi i lundrueshmerise se lumit e deri tek kembimi kulturor dhe luftimi i krimit te organizuar.
Sektoret koordinohen secili nga dy shtete. Keshtu per shembull Gjermania nepermjet Bavarise dhe Kroacia perkujdesen per projektet e mbrojtjes se ambientit Serbia dhe Sllovakia merren me bashkepunimin ne fushen e shkences ose Austria e Moldavia me arsimin profesional. Valeriu Gheorghiu nga ministria e jashtme e shtetit te vogel evropianolindor thote se per Moldavine kjo eshte perzgjedhja e duhur Ne ne Moldavi nuk kemi lende te para. Burimi yne i vetem eshte njeriu ne duhet te investojme ne te.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Afersi ne saje te lumit
Ate per te cilen ka nevoje vendi me i varfer i hapesire se Danubit pra nje arsim solid mund ta ofrojne fare mire dy landet e pasura ne jug te Gjermanise Bavaria dhe Baden-Vyrtembergu.
I ashtuquajturi sistemi dual i profesionalizimit ne te cilin profesioni mesohet paralelisht si ne bankat e shkolles ashtu edhe nepermjet praktikes ne nje sipermarrje eshte deshmuar si shume i vyeshem thote Hans Peter Herdlitschka nga ministria ekonomike e Baden-Vyertembergut.
Herdlitschka shpreson qe sipermarresit gjermano-jugore tani te gjejne sa me shume partnere ne rajon.
Sidomos tani qe ata i kane punet mire jane te gatshem te investojne ne vende te tjera. Por Kina dhe India per sipermarrjet e vogla jane shume larg ose ata nuk e kuptojne mire gjuhen. Ndersa Danubi eshte nje element qe i lidh. Ai buron ne Baden-Vyrtemberg del ne Detin e Zi dhe ka krijuar shume lidhje profesionale mes njerezve. Strategjia e Danubit do te na ndihmoje qe ti shfrytezojme me mire parate qe jane ne dispozicion.
Pa fonde te posacme
Duhet thene se komisioni nuk ka vene ne dispozicion para te posacme per strategjine e Danubit. Ajo duhet te vete-sherbehet nga fondet e ndryshme qe i takojne secilit vend nga programet e meparshme te BE-se. Meqenese vende si Bullgaria dhe Rumania nuk i shfrytezojne deri ne fund parate qe kane ne dispozicion pasi nuk kane kapital te vetin per bashkefinancim projekte te perbashketa te hartuara me mencuri ne kuader te strategjise se hapesires se Danubit mund te krijojne nje mundesi te mire per te shfrytezimin e tyre jane te mendimit ekspertet.
Aty ku idete jane te mira gjendet edhe financimi ndash nje pervoje qe njihet nga strategjia e re hapesires se Baltikut. Kjo zone ishte e para qe testoi te ashtuquajturin konceptin e ri makro-rajonal te BE-se.
Kurt Bodewig kryetari organizates Baltic Sea Forum qe merret aktualisht me nje projekt per reduktimin e emisionit te anijeve ne Baltik e lavderon idene e bashkepunimit makro-rajonal. Kryesorja eshte qe vendet pjesemarrese si ato anetare ashtu edhe ato jo-anetare te BE-se bien dakord me njeri-tjetrin per projekte te perbashketandash thote ish ministri gjerman.
Shpresa te reja
Megjithese strategjia e hapesires se Detit Baltik ekziston vetem qe nga viti 2009 koncepti duket se po ben efekt. Krahas Danubit e Baltikut edhe makro-rajone te tjera po hartojne tani strategjite e tyre. Por ne BE nuk kane munguar kurre idete per bashkepunim rajonal. Ato deri tani nuk kane sjelle shume fryte thote Franz Kaps ish-ekonomist i Bankes Boterore. Strategjia e re makro-rajonale megjithate atij i duket pak me ndryshe bdquoKjo eshte nje strategji qe behet nga poshte-lart e qe e ka perfshire qe ne fillim shoqerine civile. Nuk eshte nje strategji qe hartohet ne Bruksel dhe ne kryeqytetet e Evropes e qe nuk kuptohet nga qytetari i thjeshte. Me Danubin mund te identifikohen shume njerez.
115 milione banore jane te lidhur me lumin me te gjate te Hapesires se BE-se. Se sa te lidhur jane keta edhe me njeri-tjetrin kjo do te shihet ne sugjerimet e projekteve te tyre.
Gernot Erler ekspert i Evropes Lindore dhe president i Shoqates se Evropes Juglindore shpreson qe ne keto projekte te mos harrohen pjesetaret e komunitetit rom bdquo80 perqind e romeve qe jetojne ne Evrope jetojne pergjate Danubit. Eumlshte afermendsh qe ata te perfshihen ne projekte qe kane te bejne me integrimin arsimin apo punesimin thote politikani socialdemokrat.
Autor Anila Shuka
Redaktoi E. Xhani