E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtësi Çelikoviç largohet nga Vllaznia

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Jasmin Çelikoviç është largar nga Vllaznia, vetëm tre javë pas nga nisjes së kampionatit.

Klubi i Vllaznisë konfirmoi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ndërprerjen e kontratës me futbollistin, ndërsa komunikata erdhi një ditë pasi vetë Çelikoviç kishte bërë të ditur përfundimin e aventurës së tij në Shkodër.

Mbrojtësi largohet nga skuadra kuqeblu pas një periudhe gjatë së cilës regjistroi 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Paraqitja e tij e fundit me fanellën e Vllaznisë ishte sfida ndaj Skënderbeut, e vlefshme për javën e parë të kampionatit shqiptar.

“Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të kontratës me futbollistin Jasmin Çelikoviç. E falënderojmë për kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu dhe i urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës! Thank you Jasmin”, thuhet në njoftimin e klubit shkodran.

Çelikoviç bëhet kështu një tjetër futbollist që largohet nga Vllaznia në fillim të këtij sezoni.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›