Mbrojtësi i shndërruar në sulmues

Albert Bunjaku po kalon një formë të shkëlqyeshme me ekipin e tij aktual, Nurnberg. Kjo formë e shpërbleu atë edhe me ftesë në Kombëtaren zvicerane. Sulmuesi kosovar ka treguar se karrierën e kishte filluar si mbrojtës i krahut, në moshën 14 vjeçare, në ekipin FC Schlieren, për tu transformuar më pas në sulmues.
Dhe, sigurisht se nuk i doli keq. Atë e kishte parë duke luajtur trajneri i Grasshopper-Club Zürich, i cili i kishte kërkuar që të transferohej tek ekipi i tij, gjë të cilën ai e pranoi. Pastaj iu bashkua ekipit SC Young Fellows Juventus, para se ta fillonte karrierën profesioniste në vitin 2003, me ekipin FC Schaffhausen.
Ai vazhdoi në ligën e tretë gjermane, përkatësisht me ekipin Paderborn, në vitin 2006, por e përshkuan lëndime të shpeshta. Unë kisha 7-8 ndërhyrje kirurgjike në miniskus dhe në pjesë të tjera, theksoi Bunjaku, i cili me këtë rast rrezikonte ta përfundonte karrierën para kohe. Karriera e kosovarit filloi të lulëzonte kur u transferua tek FC Rot-Weiss Erfurt, ku arriti ti shënonte dy gola në Kupën e Gjermanisë kundër Bayern Munchen.
Bunjaku thotë se nga ajo kohë kishin filluar ti shpeshtoheshin ofertat, para se ta pranonte atë të Nurnberg, ku luan edhe tash. Albert Bunjaku jeton në Gjermani me gruan Arjetën, (27), dhe djalin e vogël, Dionin (2). Në fund, Bunjaku theksoi se dëshiron të shënojë sa më shumë gola për Nurnberg, por edhe për Kombëtaren zvicerane, e në të ardhmen, ndoshta edhe për Barcelonën, ekip në të cilin preferon të luajë.