E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja: Bashkia e Tiranes te ofroje fakte, jo shpifje

Ministria e Mbrojtjes vlereson se deklaratat e Partise Socialiste persa i perket privatizimit te pronave ne fushen e Aviacionit jane te pabazuara ne fakte dhe nuk permbajne asnje te vertete. Zedhenesja e ministrise se Mbrojtjes, Brikena Arapaj doli dje ne nje konference shtypi per te sqaruar opinionin publik per sa i perket privatizimit te pronave ushtarake ne ish-fushen e Aviacionit ne Tirane. “Ministria e Mbrojtjes nuk ka iniciuar asnje procedure privatizimi per prona ne kete zone dhe ftojme Bashkine e Tiranes, te nxjerre eksperte te saj per te ofruar fakte konkrete”, - pohoi Arapaj.
“Ju bejme me dije se Keshilli i Ministrave me vendimin nr 2, date 04.08.2006 ka miratuar ndryshimin e nje siperfaqe prej 5.5 hektare nga zone e vecante ne zone te gjelber, vendim i cili ngarkon per zbatim Bashkine e Tiranes”, - vijoi Brikena Arapaj, zedhenese shtypi e Ministrise se Mbrojtjes. Ajo shtoi se “kjo siperfaqe toke eshte duke u perdorur aktualisht nga Bashkia e Tiranes dhe si rrjedhoje deklaratat e Partise Socialiste behen teresisht te pakuptimta”. “Sqarojme edhe nje here se te gjitha pronat qe i kane kaluar Ministrise se Ekonomise jane te publikuara ne faqen zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes”, - perfundoi Arapaj.
“Keshilli i Ministrave me vendimin nr 2, date 04.08.2006 ka miratuar ndryshimin e nje siperfaqe prej 5.5 hektare nga zone e vecante ne zone te gjelber, vendim i cili ngarkon per zbatim Bashkine e Tiranes. Kjo siperfaqe toke eshte duke u perdorur aktualisht nga Bashkia e Tiranes dhe si rrjedhoje deklaratat e Partise Socialiste behen teresisht te pakuptimta”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›