Nis gara e LSI-së në Tiranë, Meta: Rama s’ka vizion
Të dy kandidatët , Prof. Dr. Shezai Rrokaj, dhe Prof. Dr. Edmond Panariti pasi kanë shpalosur platformën e tyre para përfaqësuesve të LSI-së së Tiranës, kanë marr angazhime konkrete për të shumëfishuar elektoratin për këtë forcë politike.
Të dy kandidatët tashmë do të zhvillojnë fushatën e tyre elektorale duke kërkuar votën e anëtarësisë së LSI-së, dhe ky proces do të mbyllet me zgjedhjen e drejtuesve të rinj më 26 shtator.
“Unë dua të theksoj se gjatë kësaj fushate të rëndësishme, jo vetëm të flitet dhe të diskutohet për angazhimet tona për një organizim më të mirë të LSI-së në kryeqytet, por kështu edhe për të përcaktuar dhe identifikohet njohja e problematikës së Tiranës, të një komuniteti që realisht janë të shumta, për shkak të politizimit ekstrem të drejtimit, por njëkohësisht dhe për shkak të mungesës së vizionit të qartë, saqë ata që duan të drejtojnë Bashkinë detyrohen të jetojnë jashtë kryeqytetit.
Në këtë drejtim të dy profesorët mund të japin kontributin e tyre”, është shprehur lideri i kësaj partie, Ilir Meta. Ai ka shtuar më tej, se pavarësisht koalicionit me Partinë Demokratike, LSI-ja do të ruaj të pa prekur identitetin e saj politik për të cilat dallohet me PD-në.