E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e Konsumatorit: Ja kerkesat drejtuar qeverise

Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit i ka propozuar qeverise disa masa qe mund te lehtesonin krizen e cmimeve te bukes. Kryesore, sipas eksperteve te ZMK, mbetet defiskalizimi i linjave te prodhimit dhe tregtimit te bukes.

1-Fuqizimi i Autoritetit te Konkurences (financiarisht, ne konsulence teknike dhe administrativisht) per te rritur aftesine hetuese
2. Forcimi i rolit te agjencive rregullatore
3.Ngritja sa me shpejt e Gjykates se Arbitrazhit, duke zgjeruar veprimtarine edhe ne mbrojtje te konsumatoreve
4. Fuqizimi administrativ dhe i aftesise se ndermarrjes se masave ndeshkuese te inspektoriateve teknike qe mbulojne ushqimin, produktet dhe nenproduktet blektorale, metrologjine, inspektoratin teknik, ate te shendetit etj., dhe orientimi buxhetor i te ardhurave drejt permiresimit te punes se ketyre institucioneve
5-Krijimit te ndermarrjeve ekonomike tregtare shteterore te defiskalizuara (si dhe strukturave te nevojshme te magazinimit dhe depozitimit), te cilat importojne nga jashte dhe shesin brenda ne tregun e shumices, duke balancuar cmimet e shumices ne treg (drithera, vaj, karburante)
6. Ndertimit te nje fabrike shteterore te miellit (per te korrigjuar privatizimin e Fabrikes se Miellit Tirane), e cila te funksionoje pa taksa, duke ndikuar ndjeshem ne cmim
7. Krijimit te kooperativave tregtare bujqesore pa taksa, te cilat stimulojne prodhimin vendas dhe iu jepen ne dispozicion tregje publike apo supermarkete te tipit kooperativa prane qendrave te banuara (modeli italian mund te jete shume i vlefshem)
8. Defiskalizimi doganor i disa produkteve baze ushqimore lokale si dritherat, perimet, vaji, produktet dhe nenproduktet blektorale
9. Defiskalizimi i plote i prodhimit te bukes dhe ashpersimi i formalizimit te tregut te bukes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›