E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbrojtja e bimëve nga sëmundjet, këshilla për trajtimin e tyre

Rritja e lagështisë në ajër si pasojë e reshjeve të shiut solli shfaqjen e disa sëmundjeve në pemtore dhe bimët e arrave.

Tek pemëtoret kryesisht është shfaqur hiri ndaj këshillohen fermerët të nisin trajtimin për luftimin e tij.

Sa i takon perimeve, Ylver Bylykbashi, përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bashkia Devoll thotë se kemi shfaqje të sëmundjeve kërpudhore.

“Vëmendja e fermerëve duhet të përqendrohet në luftimin e sëmundjeve sidomos asaj të vrugut”.

Tek bimët e arrave vijon procesi i vaditjes ndërsa janë në pritje të korrjes së kulturave të lashta. Po punohet me ujitje. Po përgatitemi për fushatën e korrjes.

Sa i takon vreshtarisë, gjithashtu është prekur nga hiri dhe vrugu ndaj duhen kryer trajtime.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›