Lungomare “pushtohet’’ nga karnavalet, për herë të parë qyteti bregdetar zhvillon festën me maska

Karnavalet braziliane vijnë në qytetin e Vlorës. Në kulmin e sezonit turistik qyteti bregdetar është ndezur nga një atmosferë festive, me maska shoqëruar nga një spektakël plot veshje, kërcime, lojëra, akrobaci nën tingujt muzikës.
Karnavalet Braziliane pushtojnë shëtitoren Lungomare mes pushuesve e turistëve të shumtë vendas e të huaj të cilët shijojnë për herë të parë karnavalet në Vlorë.
Interesi ka qenë i lartë, ndërsa mbrëmja pranë detit është shijuar ndryshe në qytet.
Sipas nënkryetares së Bashkisë Irena Toshkallari ky organizim i sjell Vlorës një tjetër dimension turizmi.
“Ky aktivitet ka për qëllim të bashkojë kulturat në kuadër të Javës Braziliane dhe vjen me një atmosferë shumë ndryshe.
Balerinë të ardhur nga Brazili kanë përformuar përgjatë shëtitores për më shumë se 3 orë duke dhuruar spektakël për turistët e qytetarë të shumtë.
/rtsh/