E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbrojtja e konsumatorit, Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë, Sejko takohet me Alan

Banka e Shqipërisë vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Bankën Botërore për forcimin e kuadrit rregullativ të sistemit financiar, me fokus të veçantë në mbrojtjen e konsumatorëve.

Në një takim të zhvilluar mes Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe Drejtorit Rajonal të Bankës Botërore, Asad Alam, u theksua angazhimi i Bankës Botërore për të ofruar mbështetje të plotë në rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë.

Alam shprehu se Banka Botërore do të vazhdojë të mbetet e angazhuar për përmirësimin e mjedisit rregullator dhe garantimin e një tregu financiar të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët shqiptarë, në kushtet e një zhvillimi të vazhdueshëm të sektorit financiar.

/a.r

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›