E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja kerkon kohe shtyhet seanca per Prudentinon ne Vlore

VLORE- Gjykata e Vlores ka shtyre seancen ne ngarkim te Albino Prudentino kreu i organizates mafioze Sacra Corona Unita arrestur ne fund te shtatorit ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore.

Seanca e sotme ka zgjatur vetem pak minuta dhe ne te i akuzuari ka kerkuar revokimin e mases se sigurise. Nderkohe mbrojtja e tij ka kerkuar me shume kohe ne dispozicion per tu njohur me aktet dhe me dosjen.

Pas kesaj kerkese kreu i trupit gjykues ka vendosur te shtyje seancen per diten e hene me date 18 Tetor ora 1300.

Jeta ne Vlore e bosit te mafies italiane
VLOR- Nje ushtar i kthyer ne nje kapo te mafies u shnderrua me pas ne nje nga biznesmenet me me ze ne qytetin e Vlores. Kjo eshte historia e Albino Prudentinos italianit te arrestuar dje nga policia ne Vlore. Dhe nese nuk do ishte arrestuar ne Vlore askush nuk do te kishte dijeni qe i kujdesshmi keshtu e therrisnin vlonjatet ishte nje nga personat me te kerkuar te drejtesise italiane. Perkunder akuzave te ngritura nga shteti fqinj Albino njihet ne Vlore si nje nga biznesmenet me me ze te qytetit dhe nje babaxhan ku kushdo deshironte te shijonte akulloret e tij. Pas vitesh te tera pune te lodhshme si mafioz Prudentino ka vendosur qe te beje nje jete normale larg zhurmes se vendlindjes se tij.
Aktiviteti
Askush nuk ka besuar ne Vlore qe ai babaxhani qe kujdesej qe nga kupa e akullores e deri tek restoranti te ishte nje prej njerezve me te kerkuar nga policia italiane. Albino dukej aq per se mbari sa kushdo krenohej te qendronte nen shoqerine e tij. Ne nje kohe shume te shkurter njeriu i ardhur nga pertej detit fale miresjelljes dhe parave arriti te shnderrohet nder njerezit me te pushtetshem te qytetit te Vlores. Lokalet e tij ishin te frekuentuar nga kushdo dhe per kete duket se Albino kujdesej per cdo detaj. Te pakten kete te thone njerezit qe kane frekuentuar lokalet e tij dhe kane pare me syte e tyre qe i akuzuari per krijimin e organizates mafioze te kete sherbyer si nje kamerier i thjeshte ne lokalin e tij. Ndaj dhe vlonjatet jane pataksur kur dje kane mesuar se ai babaxhani qe sherbente akullore nuk ishte gje tjeter vecse nje njeri mbi te cilen rendojne nje mal me akuza cka e kane shnderruar ate ne nje nga njerezit me te rrezikshem ne Itali. Por ne Vlore Albino njihet krejt ndryshe. I sjellshem dhe nen shoqerine e njerezve te respektuar te qytetit.
Per here te pare ne Vlore per italianin 60-vjecar eshte degjuar nente muaj me pare. Ne prill te ketij viti Albino organizon nje feste ku fton eliten e qytetit per te hapur dyert e akullores se tij. Asokohe pervec njerezve te njohur te qytetit te pranishem ne ceremoni kane qene dhe nje grup italianesh te prezantuar keta si biznesmene. Kjo eshte hera e pare dhe e fundit qe Albino eshte pare nen shoqerine e bashkekombesve te tij ne Vlore. Lokalin e pagezon me emrin Gelateria Italia e shume shpejt do te shnderrohet ne nje nga vendet me te frekuentuara te qytetit.

Pak muaj me vone hap edhe nje piceri ku personat qe e kane frekuentuar te thone se i afroheshin shume shijes se picave te verteta italiane. Per sherbimin e ofruar ashtu dhe per cilesine e tyre shume shpejt dy nga lokalet e Albinos do te shnderroheshin ne qytet nder me te frekuentuarit packa se pas emrit te mire qendronin nje sere akuzash per pjesemarrjen ne krimin e organizuar. Por deri me dje askush nuk ka ditur se per ke behej fjale. Madje Albino duket se i ka pasur te gjitha dyert e hapura ne Vlore. Fale kesaj mbeshtetje ai kishte siguruar edhe lejen per te hapur kazinone me te bukur dhe me luksoze te qytetit.

Inaugurimi i kazinose do te behej keto dite po me nje tjeter ceremoni festive. I gjithe ky aktivitet dhe kjo mbeshtetje qe kreu i organizates mafioze kishte siguruar ne Vlore ka bere qe askush mos te dyshoje per veprimtarine e tij te krimit te organizuar. Dhe ne fakt burime zyrtare te Policise se Vlores thone se deri me tani Albino Prudentino nuk akuzohet per asnje aktivitet kriminal. Te gjithe ketu ne Vlore edhe strukturat e Policise e njohin per njeri te ndershem dhe burre te qete. Ndaj dhe fqinja e katit te trete ku Albino jetonte prej nente muajsh cuditet qe ngjitur me te ka jetuar per muaj te tere nje nga njerezit me te rrezikshem ne Itali.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›