E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time kuotat dhe tarifat per cdo dege

Drejtesia programi me me shume kuota. 500 per ciklin e pare te studimeve dhe 300 per ciklin e dyte


Programi me i shtrenjte me kohe te pjesshme eshte Inxhinieria Mekanike ku studenti duhet te paguaje 324 mije leke


Vetem dy dite me pare Keshilli i Ministrave vendosi qe per kete vit akademik te ndjekin studimet me kohe te pjesshme 8130 studente ku 6504 studente do te nisin studimet me kohe te pjesshme per here te pare dhe 2106 te tjere do te kene mundesi te ndjekin nje fakultet te dyte. Sipas tabeles se kuotave te miratuara nga qeveria programi i studimit qe do te mikprese me shume studente eshte Drejtesia.


Ne kete dege per vitin akademik jane miratuar 300 kuota per ata qe do te ndjekin kete program si shkolle te pare. Ndersa programi i dyte me me shume kuota eshte Infermieri e Pergjithshme ku per kete vit akademik do te ndjekin studimet 230 studente.


Per deget e fakultetit te Ekonomise Administrim Publik dhe Administrim Biznes jane miratuar perkatesish nga 200 kuota. Sipas vendimit te qeverise te 8130 kuotat e miratuara per studimet me kohe te pjesshme do te ndahen sipas nje raporti 80 me 20.


Sipas kesaj ndarje 80 e kuotave i perkasin pranimeve te reja per programet e studimi te ciklit te pare me kohe te pjesshme dhe 20 pranimeve te reja per programet e dyta te studimit.


ka do te thote se per kete vit do te nisin studimet me kohe te pjesshme per here te pare 6504 studente ndersa do te kene mundesine te ndjekin nje shkolle te dyte me korrespondence 2106 studente.


Tarifa


Per studentet qe do te ndjekin nje program studimi me kohe te pjesshme tarifa e studimit eshte ne varesi te deges ku ata do te studiojne po keshtu edhe ne varesi te programit nese nisin studimet per here te pare apo nese programi ku do te studiojne eshte shkolle e dyte.


Ne tabelen e tarifave dega qe kushton me shume eshte Inxhinieria Mekanike. Ata studente qe do te ndjekin kete dege si program te pare do te duhet te paguajne nje tarife shkollimi prej 324 mije lekesh ndersa studentet qe do ta zgjedhin si fakultet te dyte do te paguajne 360 mije leke.


Per ata studente qe do te zgjedhin Drejtesine si program te pare tarifa e shkollimit eshte 99 mije leke ndersa tarifa e shkollimit per program te dyte studimi ne Drejtesi eshte 270 mije leke.


Nje kategori te caktuar studentesh nuk do te perballen me asnje tarife shkollimi. Keshtu studentet qe u perkasin shtresave sociale si te verbrit te shurdhrit invalidet paraplegjike dhe tetraplegjike femije qe gezojne statusin ligjor te jetimit femije te familjeve te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit te Forcave te Armatosura te Sherbimit Informativ Shteteror dhe te Policise se Burgjeve qe kane humbur jeten ne krye apo per shkak te detyres femije te ish te perndjekurve politike femije rome dhe ballkano - egjiptiane nuk do te paguajne asnje tarife shkollimi.


Kete te drejte do ta kene edhe studentet e viteve me te larta qe u perkasin ketyre shtresave sociale. Po keshtu edhe studentet te cilet gjate vitit te pare te studimeve kane arritur rezultate te shkelqyera nuk paguajne tarife shkollimi ne vitin pasardhes.


Shikoni dokumentin ne pdf

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›