E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbrojtja nga kërcënimet kibernetike, AKSK nënshkruan 2 marrëveshje bashkëpunimi

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nënshkruar një marrëveshjeve bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Protik Innovation Center. Kjo marrëveshje synon rritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë kibernetike.

“Synohet që përmes këtij bashkëpunimi të ketë programe të dedikuara trajnimi për ekspertë të rinj dhe profesionistë të fushës dhe praktika pune përmes programit MIP, që lidh njohuritë teorike me aplikimin praktik në projekte reale. Ky bashkëpunim i hap rrugën zhvillimit të mëtejshëm të talenteve lokale dhe krijimit të një komuniteti të qëndrueshëm ekspertësh në sigurinë kibernetike, duke përforcuar pozicionin e Shqipërisë në mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike”, cilësohet në postimin në rrjetet sociale.

Gjatë ditëve të fundit, AKSK ka zhvilluar një seri aktivitetesh për të forcuar politikat kibernetike, nga webinare me të rinjtë tek aktiviteti i fundit me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës dhe Qendrën për Studime mbi Demokracinë dhe Qeverisjen.

Nga takimi i kreut të AKSK dhe përfaqësuesve të AADF dhe Protik Innovation Center 1 nga 6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›