E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis kursi bazë në Akademinë e FA, marrin pjesë 60 kursantë

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/  Akademia e Forcave të Armatosura ka njoftuar sot nisjen e kursit të 60-të Bazë në ambientet e Qendrës së Arsimimit Profesional të Nënoficerëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Akademia e Forcave të Armatosura bën të ditur se, në këtë kurs marrin pjesë 60 kursantë, me një kohëzgjatje prej 8 javësh, që përfshin module teorike dhe praktike.

“Qendra ka marrë të gjitha masat organizative për mbarëvajtjen e procesit mësimor, duke garantuar kushte optimale administrative dhe stërvitore. Kursantët do të marrin njohuri të rëndësishme për menaxhimin, drejtimin dhe organizimin e mësimit dhe stërvitjes në rolin e komandantit të skuadrës, si dhe detyra të përafërta me këtë funksion”, përfundon postimi.

1 nga 6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›