E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbulim Greqi sektori publik ne greve

I gjithe sektori publik ne Greqi eshte bllokuar si pasoje e nje greve 24 oreshe te filluar nga Federata e funksionareve, qe proteston kunder politikes sociale te qeverise konservatore. Greva preku transportin ajror, ku per disa ore pati nje bllokim te punes ne sektorin e kontrolloreve ajrore te anetaresuar ne kete federate prej 200 mije anetare.
Kompanite publike "Olympic Airuei" dhe ajo private "Aegan" anuluan 52 fluturime. Greva preku gjithashtu arsimin fillor dhe te mesem, financat, ministrite, prefekturat dhe bashkite si dhe spitalet publike ku ishte ne pune nje personel i kufizuar.
Federata e funksionareve e filloi kete greve per te protestuar "kunder ashpersise dhe autoritarizmit" te qeverise konservatore. Federata kerkon rritje pagash, masa kunder papunesisie, mbrojtjen e sigurimeve shoqerore dhe te te ardhurave shtese per arsimin, shendetesine dhe mbrojtjen sociale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›