E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllen hetimet për Elvis Roshin, ish-kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për shpërdorim detyre

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Sipas burimeve, Roshi, në prani të avokatit të tij është njoftuar zyrtarisht për përfundimin e hetimeve.

Roshi është marrë i pandehur për shpërdorim detyre, për periudhën kur drejtonte bashkinë e Kavajës, i dyshuar për abuzime me tenderat publikë, të cilat kanë sjellë një dëm ekonomik prej afro 33 milionë lekësh.

Paralelisht, ndaj tij janë zhvilluar hetime edhe për krime zgjedhore. Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, autoritetet i sekuestruan telefonin celular, në kuadër të këtyre hetimeve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›