Mbyllen vendvotimet vleresohen zgjedhje te suksesshme
Jane mbyllur ne oren 1900 te gjitha vendvotimet per zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare te Kosoves dhe nuk eshte shenuar ndonje incident i rende qe do te linte nen hije keto zgjedhje qe jane te parat pas pavaresise.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ nuk ka raportuar per probleme te theksuara ne terren perpos incidenteve ne veri te Kosoves ku ne dy vendvotime eshte penguar mbajtja e votimit. Problem kane paraqitur llambat ultravjollce te cilat nuk kane qene funksionale ndersa ato jane zevendesuar me te tjera qe jane sjell nga Shqiperia.
KQZ-ja gjate dites ne konferenca per shtyp njoftonte per rrjedhen dhe masivitetin e votimit ndersa eshte paralajmeruar se ne oren 2400 do te dilet me rezultatet preliminare.
Ne keto zgjedhje parlamentare qe ishin te parat pas shpalljes se pavaresise se Kosoves te drejte vote kishin me shume se 1.6 milion votues. Ata hedhen voten ne 746 qendra te votimit me gjithsej 2.280 vendvotime.
Ne gare kane qene 29 subjekte politike nga te cilat shtate i perkasin shumices shqiptare tete jane nga radhet e komunitetit serb kater jane subjekte boshnjake dy turke dhe tete subjekte nga pakicat e tjera.
Ne komunat ne veri te Kosoves ka pasur votim simbolik. Atje jane mbyllur vendvotime ne oren 1600 ndersa eshte shenuar nje dalje me masive te serbeve ne Gracanice dhe ne komunat e tjera ne Anamorave dhe ne Shterpce.