E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet asambleja e Wisconsin para votimit mbi te drejtat e punetoreve per te negociuar

Policia e shtetin amerikan Wisconsin u detyrua sot te largonte me force protestuesit dhe te mbyllte godinen e parlamentit para se ligjvenesit te votojne lidhur me te drejtat e punetoreve per te negociuar.

Asambleja e shtetit Wisconsin pritet te miratoje sot projektligjin i cili eliminon pjesen me te madhe te te drejtave te nepunesve shtetrore per negocim kolektiv.

Dje senatoret republikane hoqen ato pjese te projektligjit qe kerkonin pjesemarrjen e te gjithe ligjvenesve per te votuar. Shumica e ligjvenesve demokrate ishin larguar nga shteti per te penguar hedhjen ne vote te projektligjit.

Kjo ceshtje kontradiktore kishte bere qe demonstrues pro dhe kunder sindikatave te mblidheshin ne ndertesen e asamblese ne kryeqytetit Madison.  Gjithashtu vemendja e vendit ishte perqendruar tek paga e punonjesve shtetrore nderkohe qe shume qeveri te shteteve amerikane perballen me mundesine e shkurtimit te shpenzimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›